Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Giresse publikon listën, fton Gërxhaliun, Mujën e Rrahmanin

Selektori i Kosovës, Alain Giresse ka publikuar listën me emrat e lojtarëve për ndeshjet e këtij muaji, të cilat luhen në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Të premten, Giresse ka ftuar 26 futbollistë, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës. Në mesin e të ftuarve, është edhe mesfushori i ri, Amar Gërxhaliu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gërxhaliu luan në Turqi tek Antaliaspori dhe është ftuar për herë të parë. Është ftuar edhe Arbnor Muja i Antwerpit dhe Albion Rrahmani i Ballkanit.

Po ashtu, është kthyer edhe mesfushori Valon Berisha. Në listë është edhe Leart Paqarada, i cili do të jetë gati për këtë muaj.

Ndërkohë, Giresse nuk e ka ftuar sulmuesin e krahut, Ermal Krasniqin që është në formë fantasike këtë sezon te Cluji në Rumani.

Kosova të hënën e nis grumbullimin për duelet me Izraelin dhe Andorrën. Më 25 mars luan në Tel Aviv me Izraelin, ndërsa tri ditë më vonë e pret Andorrën në Prishtinë.