Borussia Monchengladbach ka transferuar qendërmbrojtësin e Borussia Dortmundit, Matthias Ginter.
Reprezentuesi gjerman kan nënshkruar kontratë me klubin e ri pasi kreu me sukses testet mjekësore.
“Kemi arritur të marrim një top futbollist për klubin tonë dhe dikë të cilin e kemi vëzhguar qe një kohë të gjatë. Matthias është fitues i Botërorit dhe Kupës së Konfederatave, ka luajtur 42 herë në Ligën e Kampionëve. Do të jetë futbollist i rëndësishëm për ne”, ka thënë drejtori sportiv i Gladbachut, Max Eberl.
Ginter për Dortmundin në tre sezone ka pasur 102 paraqitje.
Artikuj të ngjashëm