Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Geta Beqa paralajmëron sport të ri në Kosovë

Kampionia e Botës në “Wellnes Fitness”, Gentiana Beqa (Geta Beqa), ishte e ftuar sot në emisionin “1 Kafe me Labin” të KTV-së.

Gjatë bisedës në emision ajo ka treguar detajet rreth procesit të punës dhe përgatitjeve që ka bërë për t’u bërë kampione e Evropës, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndër të tjera, ajo ka treguar se së shpejti do të sjellë një sport të ri në Kosovë.

Përveç sportit për femra të quajtur “Kangoo Jumps”, ajo tregoi se do të sjellë një sport të ri në të cilin do të përfshihen edhe femrat edhe meshkujt.

“Shumë shpejt do të sjellë një sporti të ri, në të cilin edhe meshkujt do të kenë atë pozitivitetin, harmoninë, atë pjesën ku kanë me u shty me femrat, kush po ia del më shumë. Sporti i ri do të jetë shumë atraktiv saqë nuk ka me pas vend ku t’i lëmë të gjithë”, ka thënë kampionia e botës në “Wellnes Fitness”.

Beqa nuk ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me sportin e ri, por tha që duhet ta besojmë se ajo nuk do të sjellë gjëra të këqija.