Gentiana Beqa është profesoreshë në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në lëndën e Aerobisë dhe asistente në lëndën e vallëzimit. Është duke vijuar studimet e doktoratës. Është trajnere e fitnesit dhe ish-valltare e aktore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ka të fituar këta trofe: Vendin e parë në “European Champion 2017”, në “Wellness Arnold Clasik Europe 2017”, në “Wellness Diamond Cup Milano2017”, në “World Champion 2017”. Triumfuese në “Overall Wellness Diamond Cup Milano 2017” dhe në “Wellness Diamond Cup Milano 2017”.
Geta është shpallur kampione e botës në Kampionatin Botëror të Fitnesit IFBB 2017, i mbajtur në Biarritz të Francës.
Është e martuar dhe ka tri vajza: Klea, Jora dhe Drena. Përkrahje të madhe ka nga bashkëshorti, Dreni, sikurse edhe vëllai i saj Elvin Beqa, që njëherësh është trajner fitnesi dhe trajner personal i saj.
Ajo për një kohë të gjatë është marrë me vallëzim modern. Një kohë ishte edhe aktore, u paraqit në shumë skeçe me humoristin gjakovar Sevdai Radogoshi. Por në mes sportit e aktrimit vendosi për sportin.
Geta është e njohur edhe si trajnere personale e shumë figurave publike në vend.
Është licencuar si Silver Instructor License Kangoo Jumps dhe Silver instructor Jumping Fitness.
Beqa është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Mëngjesi është i bukur është për mua. Unë zgjohem herët dhe përfundoj ushtrimet e mia në mëngjes. Pastaj kthehem në shtëpi, e përgatis mëngjesin për bashkëshortin dhe tri princeshat e mia. Nëse nuk e filloj ditën në këtë mënyrë, nuk them se dita më ka nisur mbarë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)