Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gentiana Beqa merr pjesë në garën në Portugali

Kampionia botërore e fitnesit nga Kosova, Gentiana Beqa merr pjesë në garat e fitnesit “IFBB Elitë Pro Diamond Cup Espinho” në Portugali.

Kjo u bë e njohur nga menaxhmenti i sportistes, transmeton KP.

Beqa, tashmë e dëshmuar në sukseset ndërkombëtare, synon të rrëmbej edhe një çmim sonte në Portugali.

“Javë më parë në Madrid të Spanjës, Getta Beqa ka fituar vendin e parë në ‘Elite Pro Diamond Cup Madrid’, duke përfaqësuar Kosovën. Getta Beqa arrin të dal më e mirë në këtë garë, duke e ngritur serish flamurin kosovar në Madrid, ndërsa ajo tashmë zotëron kartën e Elite Pro, si atlete profesionaliste e kompletuar”, njofton menaxhmenti i saj.