Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gerrardi pasardhës i Kloppit te Liverpooli

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka pranuar se një ditë do të donte ta shihte Steven Gerrardin në postin e menaxherit në Anfield.

36-vjeçari i dha fund karrierës së futbollist në muajin nëntor dhe së fundmi është emëruar trajner i grupmoshave U-18 të Liverpoolit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është mirë që mund ta angazhojmë Stevenin”, ka thënë The Times. “Çfarë djaloshi. Është fantastik. Ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në botë. Stërviti me neve gjatë dimrit dhe gjuajtjet e tij ishin të pabesueshme”, ka shtuar trajneri gjerman.

“I kam thënë se kur të largohem, ose kur më shkarkon klubi. Natyrisht se nuk më intereson se kush do të jetë pasardhësi im, por do të doja që ai të ishte. Do të sigurohem që ai të marrë gjitha informacionet që i duhen”.