Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard e ka nisur mbarë karrierën e tij si trajner.
Gerrard, që udhëheq Rangersin, ka fituar ndeshjen e parë zyrtare me rezultat prej 2 me 0 ndaj Shkupit në Ligën e Evropës, transmeton Koha.net.
Murphy e Tavernier shënuan golat e fitores për Rangersin, që është pranë kualifikimit në fazën tjetër të kësaj gare.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Maqedoni.