Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gerard Pique dhe FC Andorra

I rrethuar nga malet dhe në lartësi mbidetare prej katër mijë metrave, qëndron stadiumi “Estadi Prada de Moles” me kapacitet prej 530 ulësesh. 

Stadiumi gjendet në fshatin e vogël të Andorrës, Encamp dhe qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ëndërron që një ditë ta dëgjojë himnin e Ligës së Kampionëve në të. Pique e ka dëgjuar himnin e kësaj gare më herët, të cilën e ka fituar katër herë si lojtar. 

Mirëpo, tash dëshiron që një gjë të tillë ta përjetojë si pronar i klubit. Në muajin dhjetor të vitit të shkuar, grupi “Kosmos” i zotëruar nga Pique e bleu ekipin FC Andorra, që garonte në kategorinë e pestë të futbollit spanjoll, shkruan sot Koha Ditore.

Pique ka ambicie të mëdha për ekipin, që është version i Salford Cityt - ekip joprofesional që zotërohet nga gjashtë ish-lojtarë të Manchester Unitedit.

 Me promovimin e siguruar tashmë në një ligë më lart, Pique, pastaj trajneri Gabri dhe futbollisti Federico Bessone flasin për këta pesë muajt e fundit, që sipas tyre ishin fenomenalë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm