Liria e Prizrenit është përforcuar edhe me një futbollist para fillimit të edicionit të ri të Superligës së Kosovës në futboll.
“Bardhezinjtë” e kanë transferuar ish-futbollistin e Tiranës dhe Partizanit, mesfushorin Gerald Tusha, dhe lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Lirisë në Facebook.
Tusha është prodhim i akademisë së Tiranës, ku më pas u transferua te Dinamo, Partizani e Tërbuni, transmeton KTV. Vitin e shkuar, ai ishte pjesë e ekipit Ghajnsielem në Maltë.
“Jam shumë i kënaqur, kam zgjedhur një nga klubet me perspektivë dhe ambicie. Këtu i duan shqiptarët. Jemi me pretendime ndaj edhe u binda, për të mos thënë që janë shumë korrekt me financat, madje dhe më mirë se gjysma e Superiores”, janë fjalët e para të Gerald Tushes si lojtar i Lirisë për eduasportin.com.