Gaziantepi i Valmir Veliut ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Turqisë. Gaziantepi të enjten e eliminoi në një të tetën e finales Konyasporin e Zymer Bytyqit dhe Endri Çekiçit.
Në fakt, Veliu dhe Bytyqi nuk luajtën fare në këtë ballafaqim, ndonëse ishin në bankën rezervë.
Çekiçi ishte titullar dhe u zëvendësua në minutën e 90-të. 90 minutat e para u mbyllën 0:0, ndërsa në vazhdime, të dyja skuadrat shënuan nga një gol. Në penallti, Gaziantepi fitoi 7:6.