Edhe gazeta e afërt me klubin e Barcelonës, RAC1, i ka dhënë jehonë lajmit se Leo Messi nuk do të rinovojë me klubin katalonjas.
Pas raportimit fillestar të gazetës madrilene Marca, edhe RAC1 ka raportuar se ylli argjentinas ka njoftuar klubin se ka vendosur të mos rinovojë kontratën, duke mbetur lojtar i lirë.
Sipas të përditshmes katalonjase, Messi nuk e sheh projektin sportiv dhe situatën ekonomike në Barcelonë në mënyrë të favorshme.