Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona synon rikthimin e Messit

Pas 20 vjetëve të kaluar në klub, Lionel Messi e la Barcelonën pas sezonit 2020/21 dhe përfundoi te Paris Saint-Germaini.

Por, mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, ka shkruar të shtunën se Barça po punon në rikthimin e Lionel Messit.

Sipas gazetës spanjolle, Barcelona ka opsione për ta përmirësuar marrëdhënien me argjentinasin.

Njëra prej tyre është që në klub t’i aranzhohet një pritje madhështore dhe t’i jepet roli i ambasadorit në Barcelonë nga viti 2023.

Sipas gazetës, Messi nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në ekip.