Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gavi mungon në stërvitjen e Spanjës

Futbollistët e Spanjës kanë kryer një seancë të lehtë stërvitore të hënën, një ditë pas barazimit me Gjermaninë. Spanja, të dielën mbrëma luajti 1:1 kundër Gjermanisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin E. Megjithatë, në stërvitjen e Spanjës nuk ishte i pranishëm mesfushori Gavi.

Ai ka munguar në këtë stërvitje pasi po rikuperohet nga një lëndim i lehtë që e pësoi në duelin kundër gjermanëve.

Te Spanja nuk kanë dhënë detaje tjera për lëndimin e Gavit, i cili pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit të fazës grupore.

Spanja, e cila i prinë grupit me katër pikë, të enjten do të përballet me Përfaqësuesen e Japonisë që ka tri pikë dhe zë vendin e dytë në Grupin E.