Agjenti i Elseid Hysajt ka lavdëruar trajnerin e Napolit, Gennaro Gattuso lidhur me kthimin e vetëbesimit të mbrojtësit të Shqipërisë.
Hysaj kishte pasur telashe me Carlo Ancelottin, por me Gattuson ka thyer formën. Ai pritet të largohet në verë, por situata e tij në skuadër tashmë është shumë më e favorshme.
“Hysaj është kthyer në standardet e tij të larta pasi Gatusso po ia kthen atij vetëbesimin. Ky është elementi më i mirë për të bërë një lojtar që vërtetë të shfaq gjithë potencialin e tij”, ka thënë agjenti Mario Giuffredi për Radio Marte.
“Hysaj ka dëshmuar se është lojtari i njëjtë që ishte i suksesshëm nën drejtimin e Maurizio Sarrit”.
26-vjeçari ka kontratë deri në qershor të vitit 2021, ndërsa rinovimi duket i pamundur për momentin.