Federico Gatti ka shënuar golin e vetëm të derbit mes Juventusit dhe Napoli të premten mbrëma.
Në shtëpi, Juventusi triumfoi 1:0 ndaj Napolit.
Gatti realizoi golin vendimtar në minutën e 51-të pas një shkëputje të bukur me kokë në duel me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani.
Gatti kishte shënuar edhe në ndeshjen e fundit ndaj Monzas për t’ia siguruar Juventusit tri pikë të rëndësishme. Italiani 25-vjeçar ishte mes emrave të lojtarëve në skandalin e basteve që shpërtheu në Itali.
Juventusi me këtë fitore kthehet në vendin e parë me 36 pikë, një më shumë se Interi që të shtunën luan në shtëpi ndaj Udineses.
Edhe
Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit
Napoli regjistroi humbjen e dytë radhazi dhe tash ka 24 pikë në vendin e pestë.