Trajneri Gian Piero Gasperini do të mbetet edhe për disa vite në krye të ekipit nga Serie A, Atalanta.
Ai ka rinovuar kontratën deri në verën e vitit 2024, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Tek Atalanta, janë të kënaqur me punën e Gasperinit dhe për këtë arsye kanë dashur ta sigurojnë atë në postin e trajnerit për një periudhë edhe më të gjatë.
“Jam i lumtur me rinovimin e kontratës, pasi puna ime po vlerësohet në një klub ku ndihem shumë mirë”, ka thënë Gasperini.
63-vjeçari është në krye të Atalantas prej sezonit 2016/17 dhe prej ardhjes së tij, klubi është ngritur vazhdimisht. Në dy sezonet e fundit, Atalanta është paraqitur edhe në Ligën e Kampionëve.
Artikuj të ngjashëm