Gian Piero Gasperini mund të largohet nga posti i trajnerit tek Atalanta me të përfunduar sezoni aktual. Ishte vetë Gasperini ai që paralajmëroi një gjë të tillë, pasi shtoi se gjërat kanë ndryshuar në klub me ardhjen e pronarëve të rinj, ka raportuar “Gazzetta dello Sport” të hënën.
Gasperini 64-vjeçar ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2024 dhe është në krye të klubit prej vitit 2017. Nën drejtimin e tij, Atalanta ka arritur të kualifikohet dy herë rresht në Ligën e Kampionëve dhe vitet e fundit ka përfunduar në pjesën e epërme të tabelës në Serie A.
Në rast të largimit të Gasperinit, në klub tashmë po mendojnë për zëvendësimin e tij. Ivan Juriqi i Torinos dhe Igor Tudori i Veronas, po shihen si kandidatët potencialë për ta marrë drejtimin e Atalantas prej sezonit të ardhshëm.