Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gasperini kritik përkundër fitores së thellë

Foto: Reuters

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini ka qenë kritik ndaj futbollistëve të tij, ani pse Atalanta të mërkurën mbrëma shënoi fitore të thellë 4:1 në shtëpi ndaj Valencias në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

“Në njërën anë jemi shumë të kënaqur, pasi e pranojmë me kënaqësi rezultatin si është. Por, na ka mbetë shije e ithët pasi pranuam atë gol, pasi nuk është dashur të bëjmë gabim të tillë kur jemi në epërsi 4:0. Nuk ishte situata e vetme ku gabuam. Ne duhet të jemi më të saktë në ndeshjen e kthimit në Mestalla. Nëse duam të shkojmë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, atëherë duhet të luajmë lojë si sonte, të dëshmojë se e meritojmë kualifikimin dhe të fitojmë atje. Jemi skuadër që krijon shumë raste dhe ndoshta është dashur të shënonim më tepër sonte. Do të analizojmë gabimet që kemi bërë dhe do të mësojmë nga gabimet, që të mos i përsërisim në ndeshjen e kthimit”, ka thënë Gasperini. “Unë dua të festoj tash, por mbi të gjitha dua të festojë pas ndeshjes së kthimit”.

Ai ka konfirmuar se mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti është lënduar para ndeshjes.

“Ne kemi humbur Berat Gjimshitin gjatë nxemjeve dhe Mattia Caldara është aktivizuar pas një mungese të gjatë”, ka thënë Gasperini.

Artikuj të ngjashëm