Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Garrius Holloman i bashkohet Ponte Prizrenit

Basketbollisti Garrius Holloman i është bashkuar ekipit të Ponte Prizrenit.

Këtë e ka bërë të ditur klubi, duke thënë se Hollomani do ndihmojë skuadrën në Final 8.

“Mungesa e Joshua Martin në dy ndeshjet e fundit kanë lënë zbrazëtirë të madhe nën tabelë dhe se nga mjekët u konfirmuar se Martin nuk do të mund të ndihmojë skuadrën në Final8, atëherë klubi vendosi ta forcoj skuadrën me alon amerikane Holloman”, thuhet në njoftim.

Hollomani vitin e fundit ishte pjesë e skuadrës elitare Zvicrane ?? Bbc Lausanne me të cilët kishte mesatare prej 22 pikë e 7 kërcime.

Ai më parë ka luajtur edhe në ekipe të SHBA-së Finlandës, Lebanonit dhe Kosovës.

Artikuj të ngjashëm