Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Garimi nga Pekini në Paris me vetura klasike

Gerry Crown me kujdes hipi në veturën e tij Leyland të vitit 1974 dhe ndezi motorin për herë të fundit para se të arrinte në Paris. Pasi ka përshkuar mbi 13.500 kilometra nga Azia për në Evropë, vetëm edhe afro 300 kilometra e ndanin australianin 87-vjeçar nga fitorja.

Së bashku me pilotin ndihmës, Matt Bryson 38-vjeçar, Crown po garonte në garën "Pekin to Paris Motor Challenge". është një garë rrugore që zgjatë 36 ditë dhe vlerësohet si më e gjata dhe më e vështira për vetura klasike.

Unë vetë kam marrë pjesë me babanë Mario, një dizajnues i motorëve të veturave, për të garuar me një "Citroen Traction Avant" të vitit 1955. Përfunduam në vendin e 49-të, por kënaqësia ishte vetëm arritja deri në Paris, ndonëse kishte momente kur mendonim se nuk mund t'ia dilnim.

Gara e parë në vitin 1907 nga Pekini në Paris kishte pasur për qëllim të testonte qëndrueshmërinë e automobilave të rinj që po dilnin në treg. Rruga nga Pekini deri në Paris kurrë nuk ishte përshkuar më herët; dhe ishte mjaftë e vështirë. Pengesat politike më pas bënë garën të pamundur për t'u mbajtur në vitet më të vonshme. Entuziasti i garave të rrugës me vetura Philip Young e ringjalli këtë garë në vitin 1997 dhe që nga viti 2007 është organizuar çdo tre vjet. Në vitin 2013 gara pati një tragjedi, kur një pjesëmarrëse, 46-vjeçarja britanike Emma Wilkinson, humbi jetën në një përplasje frontale me një veturë që nuk kishte lidhje me garën. Në mesin e 105 veturave që startuan këtë vit, pranë Murit të Madh të Kinës më 2 qershor, ishte edhe një "Volvo Amazon" e vjetër 51 vjet e që i takonte Jo dhe Heather Worhit, një skuadër nënë e bijë nga Zelanda e Re... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)