Luis Suarez do të jetë lojtar i lirë në qershor të këtij viti. Për sulmuesin e Uruguait ka nisur një garë e fortë nga skuadra të ndryshme të Evropës.
Interi, Ajaxi dhe Sevilla janë tri skuadrat që synojnë transferimin e sulmuesit 35-vjeçar, raporton të hënën “Marca”.
Suarez këtë edicion në 34 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar tri herë.