Mbrojtësi Amir Rrahmani është rikuperuar nga lëndimi dhe do të jetë titullar te Napoli në ndeshjen kundër Veronas. Rikthimin e Rrahmanit në formacionin bazë, e ka konfirmuar edhe trajneri i Napolit, Rudi Garcia të premten.
Garcia ka thënë se tashmë e ka lënë prapa lëndimin dhe është i gatshëm për lojë.
Dueli mes Veronës dhe Napolit, zhvillohet të shtunën prej orës 15:00 dhe i takon xhiros së 9-të të kampionatit italian.
“Amiri është rikuperuar pasi e kemi bërë të punojë me kujdes për të mos rrezikuar dhe ka pasur shumë kohë në dispozicion. Këtë javë është stërvitur normalisht dhe duhet të luajë pasi i mungon koha e lojës”, ka thënë Garcia.
Shkaku i lëndimit, Rrahmani i ka munguar Napolit në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. 29-vjeçari këtë sezon ka katër paraqitje për Napolin.