Mbrojtësi i Manchester Cityt, Eric Garcia, dëshiron që të rikthehet te Barcelona në verë të këtij vitit. Garcia ka qenë pjesë e akademisë së Barçës, por në vitin 2017 kishte kaluar te City.
“Daily Star” raporton se mbrojtësi spanjoll ka refuzuar ofertat e Arsenalit dhe Chelseat, klube që kanë shprehur interesim për të.
20-vjeçarit i skadon kontrata me Cityt në fund të sezonit dhe do të largohet si lojtar i lirë. Me skuadrën angleze është paraqitur në 10 ndeshje këtë sezon.