Edhe pse ishte 2 metra si 14-vjeçar kur një yll aspirues basketbolli nga Senegali së pari mori në dorë topin, shokët e tij ishin skeptikë: Në këtë rajon të çmendur pas futbollit, pse vëlla bën ngulitje me dorë, kur të gjithë të tjerët e godasin me këmbë topin?
"Shokët e mi çuditeshin në fillim", thotë lojtari i ri Mouhamed Lamine Mbaye, tash 18-vjeçar dhe i gjatë mbi 205 centimetra, ndërsa qëndron në parket të një akademie të re të basketbollit, e para e ndërtuar nga NBA në Perëndim të Afrikës. "Basketbolli thjesht ishte pasion imi. Por më pas e kam marrë seriozisht kur kam kuptuar se mund t'ia dal".
Në këtë shtet të perëndimit të Afrikës të obsesionuar pas sportit, duket se çdo hapësirë e lirë dhe çdo rrugë e pluhurosur është kthyer në fushë futbolli.
Mirëpo, pasi NBA ka ngjallur interes në këtë rajon dhe ka investuar para, duket se basketbolli po e shijon momentin e vet pas viteve të kaluara në hije të futbollit.
NBA-ja po planifikon një ligë të re, Ligën e Afrikës dhe ka ngritur infrastrukturë stërvitore për të rinj, si infrastrukturë të përhershme ashtu edhe kampe të përkohshme, për të identifikuar dhe zhvilluar lojtarët e rinj në këtë kontinent. Rekrutues amerikanë dhe ata me seli në Evropë kanë vërshuar, të interesuar për të zbuluar talentin e radhës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)