Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gara e humbur e Minas kundër Messit e Suarezit

Të paktë janë ata që mund ta mposhtin qendërmbrojtësin e Kolumbisë, Yerry Mina në luftën në ajër, por ai kishte zgjedhur betejën e gabuar kur iu bashkua Barcelonës, shkruan ESPN.

Mina 23-vjeçar, në janar të këtij viti kaloi te Barcelona nga Palmeirasi për 13.8 milionë euro. Dhe mendoi se mënyra më e mirë për t'u ambientuar në "Camp Nou" ishte të sfidonte yjtë e Barçës, sulmuesit Lionel Messi e Luis Suarez nga gjuajtjet e lira.

Mina, për të bërë garën më interesante iu propozoi që të luajnë me para, ofertë që si Messi ashtu edhe Suarez e pranuan, përcjell sot Koha Ditore.

Disa muaj më vonë, Mina u kuptoi se kishte gabuar. Ai u tërhoq nga gara pasi gjithmonë doli humbës dhe kuptoi se po financonte blerjet ditore të tyre. Mina asnjëherë nuk ishte treguar i saktë nga gjuajtja e lirë, duke bërë që Messi e Suarezi dhe bashkëlojtarët e tjerë të qeshin çdo ditë gjatë seancave stërvitore....(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)