Mediat spanjolle vazhdojnë të shkruajnë se Lionel Messi është gati të largohet nga Barcelona, derisa alternativa për të janë Interi dhe Manchester City.
33-vjeçari nga Argjentina gjithë karrierën e tij e kaloi në “Camp Nou”, por kontrata i skadon në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa rinovimi ende nuk është bërë, transmeton KOHA.
Humbja historike e Barcelonës 8:2 në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munichu e shënoi përfundimin e një periudhe të ndritshme të Barçës. Se duhen ndryshime të mëdha e kanë pranuar edhe vetë lojtarët “blaugranas”.
Klauzola e lirimit të Messit është 111 milionë euro, ndërsa mediat spanjolle e italiane shkruajnë se ai mund të shkëmbehet me Lautaro Martinezin, argjentinasin tjetër të Interit.
City mbetet kandidati tjetër kryesor për të siguruar shërbimet e tij. Në Angli do t’i gjente shumë ish-bashkëlojtarë që ishin pjesë e Barcelonës, përfshirë edhe trajnerin Pep Guardiola.