Atletico Madridi ka shënuar fitore përballë Celta Vigos në javën e nëntë të La Ligës.
Skuadra e Diego Simeones arriti të shënojë fitore minimale si mysafir i Celta Vigos, transmeton Koha.net.
Ishte sulmuesi Kevin Gameiro ai që shënoi në minutën e 28.
Pas kësaj fitore Atletico Madridi shkon në kuotën e 19 pikëve, dhe mban vendin e tretë. Kurse Celta Vigo në vendin e dhjetë ka 11 pikë.