Atletico Madridi ka shënuar fitore të vështirë ndaj Celta Vigos, të dielën mbrëma. Atletico fitoi 1:0, ndërsa golin e fitores e shënoi në minutën e 89-të.
Realizator ishte Memhpis Depay.
Atletico prej minutës së 70-të luajti me një lojtar më pak në fushë. Sërish me të kuq u përjashtua mbrojtësi Stefan Saviq.
Ndeshja i takoi xhiros së 21-të të La Ligas spanjolle.
Atletico Madridi mban vendin e katërt me 38 pikë. Celta Vigo është e 13-ta me 21 pikë.