Sulmuesi i Atletico Madridit, Kevin Gameiro, pritet që gjatë miniafatit kalimtar të janarit të transferohet te skuadra e Valencias.
Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja spanjolle “AS”, transmeton “Koha Ditore”. Sulmuesi 30-vjeçar ka kërkuar largimin nga Atletico për shkak të hapësirës së vogël dhe Valencia është e gatshme të paguajë dëmshpërblim deri në 20 milionë euro për të.
Gameiro para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Atleticos nga Sevilla për 32 milionë euro. Deri më tash ka realizuar katër gola në 12 paraqitje në La Liga. Gameiro ka kontratë me Atleticon deri në qershorin e vitit 2020.
Artikuj të ngjashëm