Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gambia dhe Mali ndajnë pikët

Gambia dhe Mali kanë luajtur baras, 1:1, të dielën në Kupën e Afrikës, në kuadër të grupit F.

Në këtë ndeshje u dhanë dy penallti, për të dyja skuadrat nga një, pas konsultimit me sistemin VAR.

Pjesa e parë u mbyll 0:0.

Në pjesën e dytë në epërsi kaloi Përfaqësuesja e Malit. Në minutën e 79-të Ibrahima Kone realizoi për 1:0.

Gambia barazoi në minutat shtesë të ndeshjes, po nga pika e bardhë. Ishte Musa Barrow që realizoi për 1:1.

Pas këtij barazimi Gambia është në pozitën e parë me katër pikë, sa i ka edhe Mali pas dy ndeshjeve të luajtura.

Artikuj të ngjashëm