Christoph Galtier pritet të jetë trajner i Napolit prej edicionit të ardhshëm, pasi thuhet se francezi tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin italian.
“Gazzetta dello Sport” bën të ditur të enjten se Galtier do të prezantohet në krye të Napolit në fillim të muajit të ardhshëm. Ai tashmë është dakorduar për ta firmosur kontratën dyvjeçare me Napolin, ku do të ketë pagë vjetore prej 4 milionë eurosh.
Galtier në këtë post te Napoli do ta zëvendësojë Luciano Spallettin, i cili edicionin e fundit e fitoi titullin e kampionit.
Galtier pritet së shpejti të largohet nga Paris Saint-Germaini, pasi në parim ka marrëveshje për shkëputjen e kontratës.
Ai mori drejtimin e Parisit verën e shkuar dhe u shpall kampion i Francës.