Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Galatasaray ofron 5 milionë euro për Rashicën

Milot Rashica tashmë i ka bindur të gjithë në Stamboll me paraqitjet e tij. Galatasaray i ka ofruar Norwichit 5 milionë euro për ta transferuar sulmuesin e krahut të Kosovës, shkruan gazeta turke “Fanatik”.

Rashica është huazuar te Gallata deri në fund të sezonit aktual nga klubi i Championshipit anglez, Norwich.

Ai në sezonin aktual ka shënuar tri gola dhe po aq asistime në 18 ndeshje në Superligë dhe Kupë të Turqisë.

Futbollisti 26-vjeçar me klubin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2025.