Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Galatasaray me fitore bindëse në Lubjanë

Galatasaray ka shënuar fitore bindëse ndaj Olimpija Lubjanës.

Të martën mbrëma në kryeqendrën e Sllovenisë, kampioni turk fitoi me rezultatin 3:0. Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Kerem Akturkoglu shënoi golin e parë në minutën e nëntë.

Për 2:0 realizoi Dries Mertens në minutën 48-të. Ndërkohë në minutën e 91-të, Halid Dervishoglu shënoi për fitoren bindëse, 3:0. Ndeshja e kthimit zhvillohet më 15 gusht në Stamboll. Por Galata është pranë raundit të plejofit.

Artikuj të ngjashëm