Galatasaray ka siguruar fazën e tretë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e madhe turke të mërkurën në mbrëmje fitoi përballë Zalgirisit me rezultatin 1:0.
Kualifikohet tutje me rezultatin e përgjithshëm 3:2, pasi rezultati i ndeshjes së parë ishte 2:2.
Dries Mertens e shënoi golin e fitores të mërkurën mbrëma në stadiumin “Rams Park” në Stamboll.
Ai realizoi në minutën e 31-të.
Në rrethin tjetër kualifikues, Galatasaray do të luajë kundër Olimpija Lubjanës, që e eliminoi Ludogoretsin.
Artikuj të ngjashëm