Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Galatasaray mban kreun në Turqi

Galatasaray ka mbajtur pozitën e parë në Superligën turke në futboll.

Të hënën, Galata fitoi 2:1 ndaj Antalyasporit, në kuadër të xhiros së 27-të. Galatasaray udhëheq me 72 pikë, dy më shumë se Fenerbahçe.

Skuadrat tjera kanë mbetur shumë prapa. Trabzonspori është i treti me 46 pikë, sa i ka edhe Beshiktashi në vendin e katërt.

Gara për titull mes dy gjigantëve të futbollit turk pritet të jetë e fortë deri në fund.

Kerem Akturkoglu shënoi për 1:0 në minutën e 12-të dhe për 2:1 në minutën e parë shtesë në pjesën e parë. Golin e parë e realizoi nga penalltia. Sander van de Streek ishte realizator për Antalyasporin.

Artikuj të ngjashëm