Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Galatasaray fiton, Rashica në stol

Galatasaray e ka fituar ndeshjen e xhiros së 23-të të elitës së futbollit të Turqisë.

Galatasaray të dielën mposhti kampionin në fuqi të Turqisë, 2:1, me rikthim të rezultatit.

Maximiliano Gomez shënoi për mysafirët në minutën e parë të ndeshjes.

Dries Mertens barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 18-të, kurse Mauro Icardi siguroi fitoren 2:1, pasi ishte i saktë nga pika e bardhë.

Milot Rashica ishte në bankën rezervë te Galatasaray, kurse Enis Bardhi luajti te Trabzonspori nga minuta e 80-të.

Galatasaray pas 22 xhirove të luajtura ka 54 pikë dhe është lider.

Trabzonspori në vendin e gjashtë ka 38 pikë.

Artikuj të ngjashëm