Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Galatasaray fiton për ta mbajtur lidershipin

Skuadra e Galatasarayt ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së 15-t të Superligës së Turqisë. Të premten, Galatasaray triumfoi në shtëpi ndaj skuadrës së Adana Demirsporit me rezultatin 3:1.

Me këtë fitore, Galatasaray ka tubuar 40 pikë për t’u forcuar në krye të tabelës.

Sacha Boey (22’), Kerem Akturkoglu (29’) e Mauro Icardi (95’) shënuan golat për fitoren e Galatasarayt.

Ndërkohë, M’Baye NIang (45’), realizoi golin e nderit për Adana Demirsporin që ka 23 pikë dhe zë vendin e pestë në tabelë.