Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Galatasaray fiton derbin, Rashica në stol

Galatasaray e ka fituar derbin e Superligës së Turqisë ndaj Konyasporit. Të premten mbrëma, Galatasaray në stadiumin e stërmbushur fitoi me shifrat 2:1.

Sergio Oliveira shënoi për 1:0 në të mirë të Galatasarayt që në minutën e parë. Endri Çekiçi me supergol barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 15-të. Ndërkohë Francisco Calvo shënoi autogol në minutën e 82-të për fitoren 2:1 të skuadrës së madhe.

Milot Rashica qëndroi në stol te Galatasaray dhe nuk e fitoi rastin.

Ndërkohë te Konyaspori, pos Çekiçit startoi edhe Zymer Bytyqi që e kompletoi ndeshjen. Çekiçi u zëvendësua në minutën e 30-të për shkak të një lëndimi. Pas shtatë ndeshjeve, Galatasaray udhëheq me 16 pikë. Në vendin e dytë është Konyaspori me 14 pikë.

Artikuj të ngjashëm