Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Galatasaray fiton bindshëm derbin

Kampioni i Turqisë, Galatasaray, e ka fituar bindshëm derbin me Fenerbahçen. Të dielën mbrëma, Galata fitoi 3:0. Ndeshja i ka takuar xhiros së parafundit të Superligës së Turqisë. Por për të dy skuadrat ishte ndeshja e fundit.

Galatasaray javën e kaluar siguroi titullin e kampionit. Dhe si kampion ishte bindës ndaj Fenerbahçes së pozitës së dytë.

Nicolo Zaniolo shënoi dy gola, ndërsa një e shtoi Mauro Icardi.

Milot Rashica qëndroi në stol te Galatasaray.

Galatasaray e përfundon kampionatin me 85 pikë. Fenerbahçe me 77.