Ish-mbrojtësi i Interit, Fabio Galante, ka folur pas ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Manchester Cityt dhe Interit.
City fitoi ndaj Interit 1:0, ndërsa në fund të ndeshjes për “nerazzurrët”, rast pati për t’i barazuar shifrat Romelu Lukau.
Por në krah të Lukakut ka dalë Galante, që ka folur edhe për aftësitë e Kristjan Asllanit.
“Jam shumë i lumtur për lidhjen e Lukakut me fanellën e Interit. Nuk do të ishte gjë e mirë nëse nuk do të ishte në skuadër edhe sezonin tjetër. Bashkëlojtarët e duan”, theksoi Galante.
Për Asllanin është folur për një largim të mundshëm. Por Galante shpreson që edhe ai të qëndrojë.
“Ai është një djalë i jashtëzakonshëm. Është një lojtar me kualitete të mëdha, vetëm se ka nevojë për besim. Ai më pas do të shpërthejë”, theksoi Galante, shkruan “Tuttomercatoweb”.