Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gabrieli shkroi historinë në “Copa Libertadores”

16-vjeçari Angelo Gabriel, që luan te Santosi, një prej ekipeve në elitën e futbollit brazilian, e shënoi golin e fundit në ndeshjen që skuadra e tij Santosi, e fitoi ndaj San Lorenzos 3:1.

Me golin e realizuar, Gabriel u bë golashënuesi më i ri në garën e “Copa Libertadores”.

Talenti brazilian 16 vjeç, 3 muaj e 18 ditë, i cili hyri në lojë në minutën e 84-të në kryeqytetin e Argjentinës në Buenos Aires, shkroi historinë me golin e shënuar në kohën shtesë.

Gabrieli e ka marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, ndërsa me Santosin është paraqitur edhe si 15-vjeçar.