Skuadra e Barcelonas ka siguruar 17-vjeçarin nga Brazili, sulmuesin Angelo Gabriel ka shkruar “Diario Sport” të martën.
Bëhet e ditur se Barça tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën e Santosit për Angelon, i cili do t’i bashkohet ekipit spanjoll kur t’i mbushë 18 vjet. Së bashku me Angelon, Barcelona do ta transferojë edhe qendërmbrojtësin Kaiky dhe për dy futbollistët e talentuar do t’i paguajë Santosit 35 milionë euro dëmshpërblim.
Angelo po vlerësohet si sulmuesi më i mirë i ri i krahut në Brazil dhe skautët e Barçës ka kohë që e kanë monitoruar për ta fituar garën për shërbimet e tij përballë ekipeve nga Premier League. Angelo vitin e shkuar është promovuar në ekipin e parë dhe këtë sezon ka pesë paraqitje e një asistim ndërsa Kaiky 18-vjeçar ka katër ndeshje me Santosin.