Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Angelo Gabriel i bashkohet Chelseat

Chelsea ka kompletuar transferimin e brazilianit Angelo Gabriel. Sulmuesi i krahut ka kaluar te klubi londinez nga Santosi.

Gabriel është 18-vjeçar, ndërsa luan për U20 të Brazilit. Është raportuar se Chelsea ka paguar 15 milionë euro për talentin brazilian.

Ai tashmë i ka 129 paraqitje për ekipin e parë të Santosit. Majtaku kishte debutuar në kampionatin brazilian me 15 vjet e 308 ditë.

Në prill të vitit 2021 kishte shënuar golin e parë te të rriturit. Për Santosin i ka shënuar edhe katër gola të tjerë, ndërsa ka bërë dhjetë asistime.