Gabriel Barbosa dëshiron të transferohet në Premier Ligë nga Interi, raporton Daily Mail.
Sulmuesi brazilian është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme në huazim te Santosi, me të cilin këtë sezon ka shënuar 22 gola, transmeton Koha.net.
Raportohet se Interi është i gatshëm të shesë atë për 20 milionë euro.
Për të interesim kanë shprehur West Hami, Evertoni, dhe Crystal Palace.
Artikuj të ngjashëm