Skuadra e Atletico Madridit ka shprehur interesim për sulmuesin brazilian Gabriel Barbosa, përcjellin të premten mediumet italiane.
Sulmuesi Barbosa që njihet si Gabigol vitin e fundit ka luajtur si huazim te Santos në Brazil. Por, ai më 31 dhjetor do të kthehet tek Interi që posedon kartonin e tij, pasi Santosi ka refuzuar ta blejë, transmeton Koha.net.
Tek Atletico e shohin 22-vjeçarin si përforcim të mirë dhe për transferimin e tij, janë të gatshëm të paguajnë 15 milionë euro.
Gabigol tek Interi u transferua para dy vjetësh nga Santosi për 30 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2021. Ai një vit luajti i huazuar edhe te Benfica.