Klubi i futsallit Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës. Në finale Prishtina mposhti të mërkurën Liqenin e Drenasit me rezultatin, 5:2.
Finalja e Kupës u zhvillua të mërkurën në Prishtinë. Në pjesën e parë të këtij takimi u shënuan pesë gola. Dy gola në fitoren e Prishtinës i shënoi kapiteni Jeton Rukovci, ndërsa tre të tjerët i realizuan, Driton Nishori, Fatlum Pishtani dhe Melos Kelmendi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Liqenin dy golat e vetëm i realizoi Dardan Topilla.