Sport

Futsall, Kosova fiton thellë ndaj Hungarisë

Pas fitores 2:1 në Shkup kundër Arabisë Saudite në miqësore, Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar edhe një miqësore tjetër.

Të enjten mbrëma në Budapest të Hungarisë, të udhëhequrit e përzgjedhësit Agon Ramadani, fituan thellë ndaj Hungarisë, 6:3.

Pjesën e parë, Kosova e mbylli me tri gola epërsi, 4:1, ndërsa në pjesën e dytë realizoi dy herë, ndërsa pranoi edhe dy gola.

Kapiteni Ramadan Alaj realizoi “hat-trick”, dy gola tjerë i realizoi Drilon Maxharraj, ndërsa me një gol në fitore kontribuoi Melos Kelmendi. Ndaj hungarezëve në palestrën “Aramis”, “Dardanët” do të luajnë edhe një miqësore tjetër të shtunën, më 16 dhjetor.