Gjatë fjalimit në asamblenë e përgjithshme të Real Madridit, presidenti Florentino Perez foli me krenari se si eksportet do të jenë pjesë e së ardhmes të klubit madrilen.
Perez gjithashtu foli edhe për një plan të mundshëm për ndërtimin e një parku me motive të Real Madridit në kryeqytetin spanjoll. Perez gjatë kësaj asambleje pati kohë të mjaftueshme për të trajtuar shumicën e shqetësimeve të ngritura nga anëtarët e klubit, por kur u pyet se kur Real Madridi do të krijojë ekipin e femrave, presidenti nuk u përgjigj fare.
Kjo temë, sipas klubit spanjoll nuk ishte prioritet në atë moment për Perezin dhe për këtë arsye nuk u përgjigj. Pyetja nuk ka marrë ende përgjigje të plotë nga Perez apo dikush tjetër.
Klubi që e quan veten më të mirin në botë mbetet shumë larg ekipeve tjera evropiane kur bëhet fjalë për futbollin e femrave. Reali ende nuk ka klub te femrave... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)