Futbollistja e njohur kineze Wang Shuang më në fund do t’i bashkohet përfaqësueses pasi mbeti e ngujuar për dy muaj në epiqendrën e koronavirusit në Wuhan, kanë njoftuar mediumet kineze, transmeton Koha.net.
Mesfushorja 25-vjeçare, e cila kishte luajtur për një vit te Paris Saint-Germaini, do të ndihmojë përfaqësuesen për dy ndeshjet e barazhit kundër Koresë së Jugut në kualifikimet e Azisë për Lojërat Olimpike në Tokio.
Lojërat Olimpike janë shtyrë për vitin e ardhshëm.
Në shkurt, Wang që është nga Wuhani, është fotografuar duke luajtur me top në çati duke tentuar të mbajë formën, ndërsa qyteti i Wuhanit me 11 milionë banorë ishte mbyllur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Të mërkurën, mijëra banorë u larguan nga qyteti, pasi mbaroi ndalesa 76 ditore e udhëtimeve.
Agjencia kineze e lajmeve Xinhua ka thënë se Wang dhe dy lojtare tjera që ishin ngujuar në Wuhan, Yao Wei dhe Lu Yueyun, do t’i bashkohen përfaqësueses në Suzhou për përgatitje për ndeshjet e barazhit. Ndeshja e parë e barazhit është e paraparë të luhet në Kore më 4 qershor.
Mirëpo, futbollistet së pari do të duhet të qëndrojnë në karantinë 14 ditore me të arritur në Suzhou.
Edhe
Wang Shuang, nga kulmi në Wuhan deri te shpëtimtarja e futbollit në Kinë
Wang, që është futbollistja më e mirë e Kinës, ka luajtur më tepër se 100 ndeshje. Ajo ka kaluar një vit te Parisi, para se të kthehej në futbollin kinez në korrik të vitit të kaluar.
Wang ka shënuar tetë gola dhe asistuar shtatë tjerë në 27 ndeshje me Parisin.