Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollisti më i vjetër në botë ndryshon sërish ambient

Edhe pse 55-vjeçar, Kazuyoshi Miura nuk ka vendosur të pensionohet nga futbolli aktiv. Miura ka lëvizur në formë huazimi nga Yokohama te klubi i kategorisë së dytë të futbollit portugez, Oliveirense. Të dyja skuadrat kanë njoftuar për këtë lëvizje të mërkurën gjatë ditës.

“Edhe pse është vend i ri për mua, do të punoj fort për t’iu treguar të gjithëve aftësitë për të cilat unë njihem”, ka thënë japonezi Miura.

Miura karrierë në të kaluarën ka bërë në klube braziliane, japoneze, italiane, kroate dhe australiane.

Miura në sezonin e fundit luajti në Japoni për Suzuka Point Getters, skuadër e kategorisë së katërt të futbollit të Japonisë.

Ai planifikon të pensionohet në moshën 60-vjeçare.